close

ITALI: AMBASADORI KOREANO-VERIOR “PO FSHIHET”

Një diplomat i Koresë së Veriut, i cili deri së voni ka shërbyer si ambasador në Itali, po fshihet, bëri të ditur agjencia e spiunimit e Koresë së Jugut.

Jo Song-gil, ambasador i Phenianit në Romë, dhe gruaja e tij e kanë lënë rezidencën në fillim të nëntorit, disa javë përpara se mandati i tij të përfundonte.

Njoftimi pason disa raporte të pakonfirmuara se Jo ka kërkuar azil në një shtet perëndimor. Koreja e Veriut nuk ka komentuar ende mbi statusin e diplomatit. /Agjencitë/