Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka mandatuar pasditen e së mërkurës Giuseppe Conten për drejtimin e qeverisë së re të vendit. Conte ka qëndruar për më shumë se një orë e gjysmë në zyrën e kreut të shtetit dhe më pas, në fjalimin e tij të parë, ka deklaruar se e ka pranuar detyrën me pak rezerva, “Presidenti më delegoi detyrën, të cilën e pranova me rezerva. Kontrata mbi të cilën ajo bazohet përfaqëson tërësisht pritshmëritë e italianëve për ndryshim”. /Agjencitë/
ITALI: CONTE MERR MANDATIN PËR FORMIMIN E QEVERISË
