close

ITALI: INCIDENTE NË UJËRAT E MESDHEUT, 170 PERSONA TË VDEKUR

Rreth 170 persona dyshohet të kenë vdekur në dy incidente të ndara në ujërat e Mesdheut. Marina italiane raporton mbytjen e një anijeje pranë brigjeve të Libisë, me 117 persona në bord, ndërkohë që autoritetet marokene dhe spanjolle janë përpjekur, me sa duket pa sukses, të gjejnë një varkë të humbur në Mesdheun perëndimor.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët, gjithsesi kujdeset të theksojë se nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur numrin e viktimave. Por, në një përmbledhje për vitin 2018, ajo nënvizon se më shumë se 2.200 njerëz kanë humbur jetën në përpjekjet e tyre të dështuara për të kaluar Mesdheun. /Agjencitë/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!