close

ITALI: MILAN DHE INTERI ME STADIUM TË RI

Dy klubet e  Seria  A. Milani dhe  Interi do të prezantojnë në Bashkinë e Milanos kërkesën zyrtare për ndërtimin e stadiumit të ri. Këtë e  ka  bërë me  dije “Repubblica”, që shpjegon që javët e fundit janë kaluar pengesat dhe dyshimet që kishin të bënin me ristrukturimin e “San Siro”-s.

Grupi i punës së Milanit dhe Interit janë duke përfunduar përpilmin e dokumenteve të projektit dhe zhvillimit urbanistik të zonës, në mënyrë që drejtuesit e këshillit bashkiak të japin “dritën jeshile” për nisjen e punëve  brenda fundit të kampionatit të ardhshëm.

Kosto totale pritet të jetë 700 miliomë euro dhe objektivi është që stadiumi i ri të jetë gati për kampionatin 2022-2023.

Impianti i ri, që do të ndërtohet nën nivelin e rrugës për të kufizuar impaktin viziv të lagjes, do të realizohet përkrah “San Siro”-s, në zonën ku ndodhet parkimi i madh në dalje të rrugës kryesore. Por, pyetja është: çfarë do të ndodhë me zonën ku do të prishet “San Siro”? Dy hipoteza, Milan dhe Inter ta shesin ose ta japin për firmën që do të kryejë punimet, ose të ruhet si antikitet. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!