Italianët votojnë sot për qeverinë e re

Shqetësim për fitoren e së djathtës ekstreme

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Qytetarët italianë u janë drejtuar këtë të diel qendrave të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Në qendrat e votimit që janë hapur prej orës 07:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen rreth orës 23:00 janë paraqitur për të votuar edhe Silvio Berlusconi i Forza Italia, si dhe Matteo Salvini i Lega Nord.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Votimet e sotme kanë ngjallur një interes të madh te italianët, çka është reflektuar edhe në një pjesëmarrje masive në votime. Sipas Ministrisë së Brendshme, deri në orën 19:00 kishin votuar afro 47.7 përqind, ndërkohë që mediat kanë raportuar edhe për radhë të gjata votuesish në qendrat e votimit.

Deri më tani nuk është paraqitur Giorgia Meloni, kandidatja e ekstremit të djathtë e cila ka njoftuar se do të votojë rreth orës 22:00 të mbrëmjes.

Ajo shihet nga sondazhet si favoritja për të udhëhequr Italinë në rolin e Kryeministres. Partia e Melonit fitoi në zgjedhjet e  fundit kombëtare të 2018 vetëm 4% të votave. Kryeministri i ardhshëm do të përballet me një mori sfidash, veçanërisht rritjen e kostove të energjisë.

Rezultati i votimit shihet me nervozizëm edhe në kryeqytetet evropiane dhe në tregjet financiare. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë shprehur të shqetësuar nëse Italia do të jetë një partner i qëndrueshëm në raportet me Rusinë. Meloni i ka hedhur poshtë rrënjët post-fashiste të partisë së saj dhe e portretizon forcën e saj si një grup konservatorësh.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share