Në trevat mbarëshqiptare shënohet tre vjetori i shenjtërimit
Për herë të parë në Maqedoni Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve do të formojë deparatment i cili do të jetë i pari në botë, ndërsa do ta studiojë dhe promovojë figurën dhe veprën e Nënë Terezës në mënyrë institucionale. Në shënimin e 22-vjetorit të vdekjes së Nënë Terezës morën pjesë zv/kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Kulturës Hysni Ismaili.
Për herë të parë në vendin tonë që njëkohësisht është edhe vendlindja e Anjeza Gonxhe Bojaxhiut ose Nënë Terezës, në kuadër të Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve do të formohet deparatment i veçantë i cili në mënyrë institucionale do ta studiojë, por edhe do ta promovojë figurën dhe veprën e Nënë Terezës. Drejtori i institutit theksoi se kjo është mundësi e jashtëzakonshme edhe për promovimin e qytetit të Shkupit, që është edhe vendi i lindjes i Nënë Terezës.
Në këtë manifestim, zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani theksoi se rrugë drejt euro-integrimeve janë vlerat evropiane, ndërsa vlera më e madhe është solidariteti, dhe ky është emri i dytë i Nënë Terezës.
Ministri i Kulturës Hysni Ismaili ndërkaq u zotua se ministria që ai drejton do të ndihmojë në realizimin e projekteve të tjera hulumtuese nga fusha e shkencës dhe kulturës në këtë institucion.
Gjatë vizitës së fundit historike të vendit nga ana e kreut të Kishës katolike Papa Françeskut, ai e vizitoi muzeun e Nënë Terezës. Para se të largohet ai theksoi “E falënderoj Maqedoninë për Nënë Terezën”.
“Kjo është një nga gjërat më të bukura, të gjendet mëmësia në kishë. Sot e ndjeva këtë, dhe e falënderoj Maqedoninë që e pata këtë pasuri në qytetin e Shkupit.”
Sonte zyrtarisht përfundon manifestimi i 20-të me radhë “Ditët e Shenjëtores Nënë Terezë’, që këtë vit ishte në shenjë të 109 vjetorit të lindjes së nobelistes me prejardhje shqiptare. Më 4 Shtator 2016 u mbajt ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, ndërsa 5 Shtatori u shënua në kalendarin Apostol si dita e Shenjtores më të re, Nënë Tereza e Kalkutës. /Verica Dimitrijevska/