Presidenti Ivanov nuk ka nënshkruar dekretet për shpalljen e ligjeve për antidiskriminim, komunikime elektronike dhe për OTA-n (ATO) dhe i ka kthyer sërish për votim në Kuvend.
Nuk është hera e parë që Ivanovi kthen një sërë ligjesh të miratuara në Kuvend. Ai nuk i nënshkruan me arsyetimin se e mbron kushtetutën dhe se do t’i mbrojë interesat e shtetit.
Me mosdekretimin e ligjeve reformuese, mes të cilëve edhe Ligjin për Agjencinë Teknike Operative dhe për komunikime elektronike, Gjorge Ivanov konfirmohet si bllokues i reformave dhe kundërshtar i profesionalizimit të shërbimeve të sigurisë – thonë socialdemokratët.
“Ashtu siç e filloi ashtu edhe do ta përfundojë mandatin. Ivanovi është kundër procesit reformues, Ivanovi është kundër konceptit për shoqëri korrekte që do të mbrojë nga çdo lloj diskriminimi. Edhe në ditët e fundit të mandatit, Ivanovi i mbetet besinik veprimit në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe vendit” –shprehet Jagoda Shahpaska-LSDM.
Këto ligje sërish do të gjenden para deputetëve dhe kur sërish do të miratohen do të publikohen në Gazetën Zyrtare. Presidenti Ivanov nuk i nënshkruan as edhe ligjet e 11 janarit, që në Kuvend u miratuan ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të vendit. /Klan Maqedoni/