Izet Zeqiri: Faleminderit Ali Ahmeti! Kur kisha pengesa për UNT, jam drejtuar te kryetari

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri sot në ceremoninë me rastin e fillimit të rindërtimit të objekteve në Kazermën “Ilinden” falënderoi të gjithë funksionarët që kanë ndihmuar në realizimin e projekteve për UNT.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Zeqiri tha se sa herë që ka pasur probleme në lidhje me universitetin, personalisht i është drejtuar funksionarëve të ndryshëm por edhe vetë Ali Ahmetit, me qëllim që të gjenden zgjidhje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Për këtë dëshiroj të falënderoj, një falënderim të madh dërgoj te gjithë ju që dhatë kontribut për të na bërë me shtëpinë tonë, duke filluar nga ju z.Ahmeti, nga secili ministër, zv/ministër, deputetë. Dorën në zemër, duhet të jem i hapur se kur kam pasur pengesa jam drejtuar te deputeti z.Mexhiti, te Arbër Ademi, te kryetari, në komunikim intensiv me ministrin e Financave Besimin, me ministrin Jetonin dhe të gjithë më kanë ndihmuar në këtë situatë që kemi tash”, tha mes tjerash Zeqiri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share