close
Bota

IZRAEL: DHJETËRA VIKTIMA NË NJË FESTIVAL FETAR

E39D9760-90A3-4592-B0F0-709B47BF56FA

NETANJAHU: NJË NGA KATASTROFAT MË TË MËDHA NË HISTORINË E IZRAELIT


Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 44 njerëz kanë mbetur të vdekur në një festival fetar hebre në veri të Izraelit. Shërbimi kryesor i shpëtimit i Izraelit, Magen David Adom (MDA), tha më 30 prill se më shumë se 100 njerëz u plagosën, duke përfshirë dhjetëra të tjerë që janë në gjendje kritike për jetën.

Vdekja e së paku 44 personave gjatë pelegrinazhit hebre është një nga katastrofat më të rënda në historinë e Izraelit – ka deklaruar sot Kryeministri izraelit Benjanim Netanjahu. Ai në mëngjes ka vizituar vendin e fatkeqësisë dhe ka shpallur ditën e Diel – ditë zie.

“Katastrofa në kodrën Meron është një nga më të rëndat që kanë goditur Izraelin” – ka shkruar Netanjahu në Tuitter.

Së paku 44 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe fëmijë, kurse më shumë se 150 janë lënduar mbrëmë në rrëmujën që u shkaktua mes dhjetëra mijë hebrenjve ultra-ortodoksë në vendin e shenjtë në Izraelin verior.

Supozohet se dikush është penguar në vendkalimin e ngushtë që con drejt vendit të shenjtë, që ka shkaktuar rrëmujë dhe panikë në mesin e besimtarëe.

Me rastin e festës Lag BaOmer, besimtarët ultra-ortodoksë tubohen në malin Meron.

Ky ishte tubimi i parë i madh fetar i mbajtur legalisht që kur Izraeli hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e pandemisë së koronavirusit për shkak të një fushate të shpejt vaksinimi. Megjithatë, autoritetet shëndetësore kishin paralajmëruar mos mbajtjen e një tubimi kaq të madh. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia