Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu do të paditet nga Prokuroria për tre raste korrupsioni dhe mashtrimi. Lajmin e bën të ditur televizioni izraelit, i cili thotë se ky do të jetë vendimi i Prokurorit të Përgjithshëm Avichai Mandelblit.
Gjithsesi, seanca ku do të vendoset padia do të zhvillohet pas zgjedhjeve të 9 prillit, për të mos ndikuar në rezultatin e tyre.Prej muajsh Netanyahu mbrohet duke thënë se është i pafajshëm dhe ka nisur një fushatë delegjitimimi fillimisht kundër policisë dhe prokurorisë, e më pas ndaj shtypit dhe mediave të tjera që merren me çështjet e tij gjyqësore. /Agjencitë/