close

IZRAEL-PËRKUJTOHEN VIKTIMAT E HOLOKAUSTIT

Izraelitët qëndruan në heshtje për dy minuta, ndërsa sirenat ranë në kujtim të gjashtë milionë hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit.Trafiku u ndal teksa drejtuesit e automjeteve lanë automjetet e tyre për të përkujtuar këtë ditë. Gjatë 24 orëve të fundit, që filloi dje në mbrëmje, televizioni dhe radioja izraelite transmetuan vetëm përmbajtje të lidhura me Holokaustin. /Agjencitë/