close
Bota

IZRAEL: RAKETË SIRIANE AFËR REAKTORIT BËTHAMOR

3B1BC1FE-1C28-4276-95E9-FDF6BFDC1C98

Një raketë e shkrepur nga Siria në rajonin jugor të Negevit në Izrael ka bërë që të lëshohen sirenat paralajmëruese afër reaktorit bërthamor Dimona,- njfton Radio Evropa e Lirë duke iu referuar ushtrisë izraelite.

Ky burim ka saktësuar se një raketë sirianee tipit tokë-ajër ishte shkrepur në drejtim të avionëve izraelitë gjatë një sulmi ndaj objektivave në Rrafshnaltën e Golanit. Nuk ka raportime për viktima ose dëme. Sipas mediave lokale banorët e zonës kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm. Si kundërpërgjigje, Izraeli njoftoi se ka sulmuar sistemet e mbrojtjes ajrore në Sirinë fqinje, përfshirë edhe atë që ka shkrepur raketën.

Mediumi Times of Israel citoi një zëdhënës ushtarak të thoshte se sulmi sirian me raketa nuk ishte një përpjekje e qëllimshme për të goditur reaktorin bërthamor në Dimona.

Izraeli kryen rregullisht sulme ajrore në Siri dhe në shënjestër ka forcat iraniane dhe grupet e lidhura me Iranin. Ky i fundit fajësuar Izraelin për një seri veprimesh sabotazhi që kanë synuar programin bërthamor të Iranit, duke përfshirë një sulm që dëmtoi uzinën bërthamore Natanz në fillim të këtij muaji.Ndërkaq, Izraeli ka pranuar se do të bëjë çmos që Irani të mos ketë armë bërthamore./ Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia