Shtatë persona janë plagosur, pasi një raketë e lëshuar nga Rripi i Gazës goditi banesën e tyre në qendër të Izraelit. Ngjarja ndodhi në orën e hershme të mëngjesit të sotëm në një zonë në veri të qytetit të Telavivit. Duke cituar zyrtarët shëndetësor, gazeta ‘Haaretz’ bëri të ditur se mes të plagosurve ishin edhe tre fëmijë, një vajzë 12 vjeçare, një djalë 3 vjeç si dhe një foshnje gjashtë muajshe.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili ka vendosur të shkurtojë qëndrimin e tij në SHBA, për shkak të këtij incidenti, është zotuar se do të përgjigjet me forCë. Deri tani, askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit. /Agjencitë/