Izraeli ka emëruar një rajon në Lartësitë Golan në emër të presidentit amerikan, Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje ndaj vendimit të Trumpit për të njohur këtë zonë si pjesë të territorit të Izraelit.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbledhur kabinetin më 16 qershor për të gjetur zgjidhje për vendbanimin Bruçim, që ka një popullatë prej rreth 10 personave.
Gjatë ceremonisë, Netanyahu ka prezantuar një shenjë me mbishkrimin, Lartësitë Trump, duke e konsideruar presidentin amerikan “shok të mrekullueshëm” të Izraelit. /Agjencitë/