Izraeli sulmoi caqe të Hamasit në Rripin e Gazës, disa orë pasi një raketë goditi një shtëpi në veri të Tel Avivit.Forca Mbrojtëse e Izraelit tha se shënjestra të sulmeve ishin zyra e udhëheqësit politik të Hamasit dhe selia e inteligjencës ushtarake të këtij grupi.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se shtatë vetë u plagosën në sulme. Izraeli më herët fajësoi Hamasin – grup militant islamik që kontrollon Gazën qysh në vitin 2007 – për lëshimin e raketës që goditi komunitetin izraelit Mishmeret, duke plagosur shtatë njerëz. /Agjencitë/