close
Rajoni

JANEV: SË SHPEJTI DO TË FORMOHET QEVERIA FUNKSIONALE

5D2B56FB-7877-4F3B-9632-4D4D68C765FD

DISA MINISTRA NGA QEVERIA E PËRKOHSHME TË JENË PJESË E QEVERISË SË RE BULLGARE


Kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë, Stefan Janevështë shprehur optimist se së shpejti do të formohet qeveria e re në Bullgari. Ai ka njoftuar se disa ministra nga qeveria e përkohshme do të jenë pjesë e qeverisë Bullgare.

Kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë, Stefan Janev, pas përfundimit të mbledhjes konstituive të parlamentit të ri, deklaroi se shpreson që në një kohë sa më të shkurtë do të formohet qeveria funksionale.Sipas Janevit nevoja e paralajmëruar për reformë në jurisprudence është diçka që të gjithë bullgarët e presin për momentin.

“Në shumë nga deklaratat u dëgjuan prioritetet, vizionet të cilat përputhen me ato që I filloi qeveria e përkohshme, sin ë raport me shpenzimin e mjeteve publike, mbrojtjen shëndetësore, ashtu edhe në arsim, biznes dhe mbështetjen e tij”, tha Janev.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë që disa ministra nga qeveria e përkohshme të jenë pjesë e qeverisë së re bullgare. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia