close

JANEVA: PSP TË JETË PJESË E PROKURORISË PUBLIKE

TË ZGJIDHET NJË PROKUROR SPECIAL ME MANDAT PESËVJEÇAR


Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva deklaroi se PSP duhet duhet të transformohet në prokurori të përhershme, e organizuar si të gjithë prokuroritë e tjera në Maqedoni.

“Në vetë ligjin janë të përfshirë të gjitha praktikat e mira të Prokurorisë Publike Speciale dhe ne kemi propozuar që kjo duhet të transferohet në prokurori të përhershme, e organizuar si të gjithë prokuroritë e tjera në Maqedoni. Të  zgjidhet një prokurorë special nga radhët e prokurorëve me mandat pesë vjeçar këtu eventualishtë mund të jenë të ndryshëm dhe mund të vërtetohet mandat tjetër në kuadër të prokurorisë speciale Publike.

Këto komente drejtuesja e PSP-së Katica Janeva I bëri në Ohër, gjatë një takimi të Odës së Avokatëve .