close
Top LajmeVendi

JANKULOVSKA: VMRO-DPMNE-ja NUK I ORGANIZOI PROTESTAT

C4BF95B2-299E-495F-91CB-32AB83686B95

ISH-MINISTRJA E BRENDSHME DËSHMOI PËR DHUNËN E 27 PRILLIT 2017


Ish-ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankulovska në dëshminë e sotme në seancën gjyqësore për sulmin e dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 27 prill të vitit 2017 ka mohuar se partia VMRO-DPMNE, në atë kohë në pushtet, ka qenë organizatore e incidenteve, duke shtuar se partia asnjëherë nuk është pronocuar në lidhje me protestat që përfunduan me dhunë fizike ndaj deputetëve dhe gazetarëve. Kjo ngjarje dhe gjykimi për pjesëmarrje dhe organizim të sulmit në Kuvend gjatë këtyre ditëve analizohet edhe në këndvështrimin e sulmit të dhunshëm në Kongresin amerikan.

Më 27 prill para pothuajse 4 viteve, Gordana Jankulovska para gjykatës theksoi se ka qenë në selinë partiake të VMRO-DPMNE-së, por se nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme.

GORDANA JANKULOVSKA – ISH-MINISTRE E BRENDSHME

“Në orën 17 jam larguar nga partia, kam shkuar në shtëpi dhe në televizion e kam parë çfarë ndodhë në Kuvend. Partia asnjëherë nuk ka dalë me qëndrim formal për këtë lëvizje. Vendim i Komitetit ekzekutiv, ku kam qenë anëtare, për mbështetje të protestave nuk është marrë.”

Jankulovska është dëshmitare e mbrojtjes, pasi në rolin e njëjtë kanë dëshmuar më shumë deputetë nga përbërja e mëparshme e Kuvendit, në mesin e të cilëve edhe lideri aktual i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Të gjithë pohojnë se partia nuk ka qëndruar pas protestave të shoqatës “Për Maqedoni të përbashkët”, anëtarët e së cilës në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë marrë pjesë në dhunën ndaj deputetëve dhe gazetarëve, prej të cilëve 16 përfunduan me dënime me burg. 15 të tjerët nga 33 të akuzuarit për rrezikim terrorist të rendit kushtetues u amnistuan. Shpejtësia e zgjidhjes juridike të këtij incidenti dhe pohimi i prokurores Vilma Ruskoska se kryeministri i atëhershëm Nikola Gruevski është porositës i sulmit në Kuvend sërish është aktualizuar, pasiqë sulm i ngjajshëm ka ndodhur në Kongresin amerikan.

LUPÇO POPOVSKI, GAZETAR

“Jo se nuk do ta përshëndesja miratimin nga Kongresi që nuk kanë qenë të kënaqur nga rezultatet e zgjedhjeve, por se kualifikimi i tij për të njëjtin dhe ngjarje edhe më dramatike më 27 prill të vitit 2017 në Maqedoninë e Veriut – se bëhet fjalë për sulm terrorist – ka marrë miratim të plotë.”

Kjo vërrejtje në tekstin e Dojçe Veles me titullin “Dhurata e Trampit për Vilma Ruskoskën” lidhet me deklaratën e presidentit të ri të SHBA-ve Xho Bajden, i cili pjesëmarrësit i ka quajtur “terroristë vendas” dhe jo protestues. Spikeri i Kongresit edhe më tej edhe më tej insiston që me impiçment dhjetë ditë më herët të mënjanohet nga skena politike presidenti Donald Tramp, për shkak të thirrjes që i ka bërë turmës për dhunë në objektin e Kongresit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia