Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje do të ishte “dështim” për të cilin do të ishin përgjegjëse qeveria britanike dhe ajo irlandeze. Johnson është në Dublin për takimin e tij të parë të drejtpërdrejtë me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar, prej kur ka nisur udhëheqësinë në muajin korrik. Ai ka thënë se beson që marrëveshja është ende e mundshme përmes një samiti të Bashkimit Evropian në muajin tetor. /Agjencitë/