close

JOVESKI: KUSHDO QË KA KRYER VEPËR PENALE NUK DO TË KURSEHET

Të dyshuarit në rastin “reket” Bojan Jovanovski dhe Goran Milevskiqë u dënuan me 30 ditë paraburgim dhe gjenden në burgun e Shutkës paratë nga Biznesmeni Orce Kamçev i kanë marrë në kesh, kështu njëftoi prokurori republikan Lubomir Joveski.

Kushdo që ka kryer vepër penale nuk do të kursehet, porosit prokurori republikan, Lubomir Joveski në një intervistë për “Nezavisen Vesnik”. Ai zbulon disa detaje të hetimit për rastin “Reket”, për llogaritë e dëshmitarit biznesmen dhe për zgjerimin e hetimit.

“Po, hetimi do të zgjerohet për të gjithë personat e përfshirë në rastin konkret, por edhe për vepra tjera nëse ka dëshmi. Në këtë moment nuk mundem të them nëse do të përfshihen deputetë, prokurorë ose persona tjerë. Veprojmë në mënyrë joselektive dhe veprën do ta hetojmë dhe do ta zbardhim në mënyrë gjithëpërfshirëse. Nuk do të kursehet askush që ka kryer vepër penale”, tha Joveski.

Ai sqaron se në çfarë mënyre është dhënë reketi prej 1.5 milion euro, të cilat të dyshuarit Bojan Jovakovski dhe Zoran Kiçaec i kanë marrë nga Orce Kamçev.

“Paratë janë dhënë të gatshme dy herë. Prokuroria që në procedurën parahetimore i ka konstatuar mënyrën dhe llogaritë prej të cilave janë fituar paratë. Që të mos dëmtohet procedura, detaje tjera nuk do të zbuloj. Por kur të krijohen kushte, opinioni do të njihet me mënyrën e kryerjes së veprave penale në këtë rast”, thotë Joveski.

Prokurori publik u përgjigj edhe në pyetjen se pse biznesmeni Kamçev nuk është i dyshuar në hetimin “Reket”, pasi që vet ai ka pranuar se ka dhënë ryshfet. Ai thotë se personi për të cilin pyetni është dorëzues i padisë penale dhe dëshmitar në këtë rast. /Klan Macedoni/