close

JUVENTUS ANULON NDESHJET NË SHBA

I frikësohet arrestimit të Ronaldos


Gazeta amerikane “New York Times” zbulon një të dhënë të rëndësishme për programin e Juventusit për verën e ardhshme. Në kolonat e saj shkruhet se klubi bardhezi nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e turneut të zakonshëm “International Champions Cup” në Amerikë, por të luajë sfidat që do të zhvillohen në Azi, pikërisht në Kinë dhe Japoni, në mënyrë që Cristiano Ronaldo të shmang arrestimin nga autoritetet e SHBA-së.

Sipas New York Times, organizatorët e këtij eventi qëllimisht kanë mbajtur Juven larg ndeshjeve në SHBA për arsye të problemeve ligjore që vijnë nga akuzat për përdhunim ndaj portugezit. Si pasojë, Zonja e Vjetër pritet të luajë miqësoret e tyre të luksit në Kinë dhe Singapor. Një zëdhënës i klubit tha që vajtja në Lindje ishte normale për klubin pasi shumicën e miqësorëve të viteve të fundit ata i kishin luajtur në Shtetet e Bashkuara. /Agjencitë/