close
Sport

JUVENTUS – MILAN LUAJNË NË ARABINË SAUDITE

Superkupa italiane 1

Drejtësinë do ta ndaj Luca Banti


Juventus dhe Milan, të mërkurën me fillim në orën 20:30, do të zhvillojnë ndeshjen finale të superkupës së Italisë, në stadiumin “Mbreti Abdullah“ në Xhedah të Arabisë Saudite, që mban nofkën “Xhevahiri i shkëlqyeshëm”. Impianti është ndërtuar për njëmijë e një netë dhe ka një kapacitet prej 62 mijë spektatorësh. Stadiumi është ndërtuar për vetëm dy vjet. U inaugurua në vitin 2014 dhe kushtoi plot 560 milionë dollarë.

Ndeshjen finale të Superkupës së Italisë mes dy skuadrave gjigante Juventus dhe Milan drejtësinë do të ndaj, Luca Banti, kurse në VAR është Marco Bello. Për gjyqtarin Banti kjë është ndeshja e 35-të, që i ndanë drejtësi Juves, me të cilin Zonja e Vjetër numëron 23 fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje. Kurse, Milani ka një ecuri negative me këtë gjyqtar, duke arritur vetëm shtatë fitore në 28 ndeshje. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia