Të paktën 18 njerëz u vranë, dhe 145 të tjerë u plagosën, kur një makinë bombë shpërtheu para një stacioni të policisë, në Kabul të Afganistanit.Në mesin e viktimave kishte gra dhe fëmijë, bëri të ditur zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Nusrat Rahimi. /Agjencitë/
KABUL: SË PAKU 18 TË VRARË NGA NJË SHPËRTHIM
