Shefi i policisë së qytetit Gilroy në Kaliforni, Scot Smithee, ka thënë se katër persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me të shtëna me armë zjarri në një festival të ushqimit. Në mesin e të vdekurve është edhe i dyshuari, që është qëlluar nga policia, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen shumë njerëz të habitur dhe duke vrapuar për të gjetur ndonjë vend të sigurt. /Agjencitë/
KALIFORNI: KATËR PERSONA TË VDEKUR
