Kallëzim penal kundër 71-vjeçarit nga Dibra, ka ndërtuar objekt paleje

Një kallëzim penal është ngritur kundër 71-vjeçarit B.L. nga fshati Otishani i Dibrës, i cili pa miratimin e duhur ka ndërtuar një vikend shtëpizë prej 74.45 metrash katrorë në lokalitetin Manastirec, komuna Qendër Zhupë, njofton MPB.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Policia e Dibrës ka ngritur kallëzim penal ndaj B.L. (71) nga fshati Otishani i Dibrës, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale “ndërtim pa leje”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai pa lejen përkatëse të lëshuar nga organi kompetent ka ndërtuar një vikend shtëpizë në Manastirec, Komuna Qendër Zhupë, në një sipërfaqe prej 74.45 metrash katrorë, duke përfituar kështu pasuri të paligjshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share