Kallëzim penal kundër shkupjanes për përdorimin e dokumentit me përmbajtje të pavërtetë dhe mashtrim gjatë marrjes së kredisë

Njësiti për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër S.Z. (51) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ”përdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë” dhe ”mashtrim gjatë marrjes së kredisë”. Gjatë vitit 2021, me qëllim të dëshmojë se është e denjë për kredi gjatë aplikimit për marrjen e kredisë konsumatore në një bankë, në bashkëngjitje ndaj aplikacionit për kredi ka dorëzuar vërtetim të pavërtetë për punësim dhe të ardhura personale, kinse e lëshuar nga institucion shëndetësor publik. Në këtë mënyrë i ka sjellur në lajthitje personat përgjegjës në bankë që të miratojnë kredinë konsumatore në shumë prej 600.000 denarëve, shumë për të cilën e ka dëmtuar bankën dhe në mënyrë kundërligjore ka fituar dobi materiale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share