“Kam gjetur përrallën time”, Rita Ora e dashuruar kokë e këmbë me Taika Waititi

Rita Ora ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj me Taika Waititi. Këngëtarjau përpoq  mos të thellohej në detaje mbi thashethemet e një feste të madhe në Londër pasi britanikja “The Sun” zbuloi se është martuar me regjisorin e njohur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Rita iu përgjigj spekulimeve duke thënë se e ka gjetur fundin e përrallës së saj të lumtur, teksa shtoi se Taika “është shumë gazmor dhe i këndshëm”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Jam e dashuruar. Jam shumë e dashuruar. E dashuruar, e dashuruar, amen! Por gjithashtu e dua dashurinë. E kam besuar gjithmonë dhe jam ndierë sikur doja përrallën dhe u rrita me këtë dashuri”.

Rita rrëfeu se prindërit e saj, Vera dhe Besnik Sahatçiu e frymëzuan në gjetjen e “të duhurit” pavarësisht një jete nën prozhektorë. “Prindërit e mi janë bashkë prej 30 vjetësh dhe për mua ishte e rëndësishme të gjeja dashurinë, një partner e gjithçka, ndaj jam e lumtur që e bëra”.

Unë e bëra këtë zgjedhje. Më bëri të lumtur dhe e dua Taika. Ai është kaq gazmor dhe i këndshëm”.

Në Qershor, u zbulua se Taika i kishte propozuar Ritës, por nuk bënë asgjë publike. Madje, Rita nuk vendosi asnjëherë unazë fejese në publik dhe në vend të një dasme luksoze, çifti shqiptoi betimet në një ceremoni private në Korrik./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share