close

KAMPIONATI BOTËROR NË SKIJIM ALPIK NË SUEDI

Mikaela Shifrin fitoi medaljen e parë të artë


Me garën e sllallomit të madh në kategorinë e femrave, sot në Qendrën e skijimit ARE në Suedi, filloi Kampionati botëror në skijimin alpik. Skiatorja amerikane Mikaela Shifrin e cila konsiderohet favorite në kategorinë e femrave në këtë botëror e fitoi e medaljen e parë të artë. Ajo në botërorin e skive, për 2 të qindtat ishte më e shpejtë se italiania Sofia Goggi, ndërsa 5 të qindtat më e shpejtë se zviceriania Corinna Suter.

Në garën e sotme u paraqit edhe Lindzi Vonn, për të cilën është ky botërori i fundit. Megjithatë Vonn, nuk arriti të përfundojë garën. Disiplina e ardhme në konkurencë të femrave është ajo e lëshimit e cila duhet të zhvillohet të dielën. Për Mikaela Shifrin është medalja e artë e pestë në kampionatet botërore.

Maqedonia në këtë kampionat botëror do të përfaqësohet me katër garues në disiplinat sllalollom dhe sllallom të madh, pra me Dardan Deharin, Antonio Ristevskin, Luka Bozhinivskin  dhe Viktor Petkov të cilët do të garojnë me 14 dhe 16 shkurt. /Agjencitë/