close

KAMPIONATI EUROPIAN RAST PËR PROMOVIMIN E SPORTIT

Pjesëmarrës 430 atletë nga 14 vende


Kampionati Europian ekipor i Atletikës në kategorinë e seniorëve për vendet që garojnë në Ligën e tretë, është eventi më i rëndësishëm për këtë vit që organizohet në vendin tonë. Ishte ky shkaku që sot në hapësirat e Agjencisë për Rini dhe Sport të Maqedonisë së Veriut para mediave të paraqiten drejtori Darko Kaevski dhe kryetraja e Federatës së Atletikës Aleksandra Vojnoska Zikova.

Me organizimin e kësaj ngjarje të madhe, qytetin e Shkupit e kemi vënë në hartën e sportit botëror, i cili do të jetë nikoqir i rreth 430 pjesëmarrësve të më shumë se 14 vendeve. Ështe një kënaqësi e madhe për mua që ta paralajmëroj këtë spektakël të atletikës qëkryeqitetin tonë këtë fundjavë do ta begatoj me programin sportiv”-deklaroi Darko Kaevski drejtori Agencisë për Rini dhe Sport.

Kryetraja e Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut Aleksandra Vojnoska Zikova falëndroj mediat e pranishme pasi për atë dhe federatën ka domethënie të madhe duke marr parasysh rëndësin e këtij eventi.

“Të pranishëm do të jenë 14 përfaqësuese, do të thotë ne si nikoqir jemi favorit në disa disiplina që përfaqësohemi nga Jovani, Drita dhe Dario. Por gjithsesi se favorite kryesor është reprezentacioni i Serbisë që pretendon të kthehet në Ligën e dytë” deklaroi kryetraja Aleksandar Vojnoska Zikova.

Garuesi Jovan Stojoski në emër të atletëve theksoi se para publikut vendas do të japin më të mirën e tyre. Të gjitha vendet pjesëmarrëse në Shkup do të arrijnë të enjten, ndërsa garat do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën me fillim në ora 17:30. /Shaban Sinani/