Kampionia e Europës sfidon veten në kërcim, zbulohet konkurrentja e parë në “Dance with Me”

Mund të keni lexuar shumë emra që përfliten se do të jenë konkurrentë në spektaklin e kërcimit “Dance with Me” në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan, por zyrtarisht konkurrentja e parë në garën e kërcimit është kampionia e Europës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Luiza Gega do të jetë konkurrentja e parë zyrtare e edicionit të 8-të të spektaklit “Dance With Me Albania” në Tv Klan.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lajmi është bërë publik nga vetë produksioni i këtij spektakli përmes rrjeteve sociale, duke publikuar edhe foton e parë të konkurrentes.

Atletja shqiptare që na bëri të gjithë krenarë duke hyrë në histori me arritjet e saj të jashtëzakonshme, kur u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, këtë herë sfidon veten në pistën e kërcimit.

A do të shpallet ajo kampione në kërcim ashtu si në pistën e vrapit? Kjo mbetet për t’u zbuluar vetëm në “Dance With Me” së shpejti në Tv Klan, nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share