Një anije që transportonte 69 kontenierë me mbeturina që gabimisht ishin etiketuar si plastikë e riciklueshme është kthyer në Kanada nga Filipinet, duke mbyllur kështu një mosmarrëveshje që filloi në vitin 2013 mes dy vendeve. Ngarkesa u shkarkua nga anija Anna Maersk e cila u ankorua pranë një terminali tragetesh në Kolumbinë Britanike.
Sipas autoriteteve, mbeturinat do të dërgohen për t’u djegur. Kontenierët me mbeturina u bënë molla e sherit mes Manilas dhe Otavas, pasi presdienti i Filipineve Rodrigo Duterte kërcënoi Kanadanë me luftë dhe tërhoqëi kryediplomatët e tij nga ai vend, pasi Kanadaja nuk e respektoi afatin e vendosur në datën 15 maj për tërheqjen e tyre. /Agjencitë/