Radovan Karaxhiç, dikur ka vendosur për jetët e mijëra njerëzve, tani do të jetë i burgosur i përjetshëm. Gjykata e Hagës ka shpallur fajtor ish-presidentin e serbëve të Bosnjës dhe autorin e masakrës së Srebrenicës në një verdikt të pakthyeshëm.
Këtu nuk është përmendur fajësia e shtetit serb, por ata që kanë luftuar për zbardhjen e krimeve në Beograd, e kanë ndjekur me vëmendje gjykimin. Gruaja që ka grumbulluar cdo faktet në grimca, Natasha Kandic, thotë se është lehtësuese dhe dënimi i merituar.
“Këto vendime do të duhej të ndikojnë tek politikanët e sotëm që ta kuptojnë se sjelljet si të Karaxhic dhe Mlladic nuk janë të kushtueshme vetëm për viktimat, por të mos përsëritet një gjë e tillë dhe të harrohet nacionalizmi.” –tha Natasha Kandiq, Fondi për të Drejtën Humanitare.
Radovan Karaxhic kishte kryer shtetërrethimin e Sarajevës dhe është konsideruar fajtor për Srebrenicën, ku u ekzekutuan mbi tetë mijë viktima myslimane. I kishte ikur drejtësisë për gati çerek shekulli pavarësisht se për lirinë e tij ishin ofruar miliona euro shpërblim. Në kërkim të tij pak gjurmë kishin ngelur
Dr Dragan Dabic, ishte I respektuar tek besimtarët e mjekësisë alternative. Nën mjekrën e bardhë të mjekut të dashur, fshihej autori i terrorit, i cili u arrestua në një autobus. Në Serbi, Kandic, thotë se ka ngelur edhe shumë punë për tu bërë për mos mohimin e gjenocidit në Bosnje. Por, verdikti është i rëndësishëm si dëshmi për të ardhmen.
“Kjo natyrisht do të jetë pjesë e historisë. Ky njeri është i ndarë nga realiteti pasi kur sheh veprat e tij mendohesh se si ka mundësi që ky njeri ka shëruar njerëz dhe ka qenë psikiatër. Një person i rënd dhe që ka menduar se kjo kurrë nuk do t’i ndodh. Kjo është drejtësia e pritur.” vlerëson Natasha Kandiq, Fondi për të Drejtën Humanitare
Karaxhic, ishte dënuar me 40 vjet në shkallën e parë, kurse tani në bazë të rregullave të gjykatës së Hagës do të ketë vetëm mundësi të zgjedh shtetin se ku do të vuaj dënimin e përjetshëm, por kjo nuk do të jetë vendlindja. /Klan Maqedoni/