Kaos te klubi i Juventusit

Japin dorëheqjen anëtaret e bordit, largohet Andrea Agnelli

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kaos te klubi Italian i Juventusit. Të gjithë anëtarët e bordit bardhezi, përfshirë presidentin Andrea Agnelli dhe nënpresidentin Pavel Nedved kanë njoftuar dorëheqjen, pasi akuzohen se kanë manipuluar financat. Sipas mediave italiane, torinezët janë nën vëzhgim për kontabilitet të rremë, pasi dyshohet se ka paguar lojtarët e tyre, pavarësisht se në letra rezulton se ata kishin hequr dorë nga pagat e tyre për 4 muaj gjatë pandemisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sezonin e shkuar, Juventus raportoi një humbje prej më shumë së 250 milionë eurosh, rekordi më i keq në historinë e tyre. Në 12 vite si president, 46-vjeçari e drejtoi drejt trofeve në Itali, por pa arritur që të jetë triumfator edhe në Kupat e Europës.

Pavarësisht se ishte tepër i rëndësishëm në suksesin e Juventusit në dekadën e fundit, Agnelli u bë një nga figurat më të urryera nga tifozët e saj pas përfshirjes së tij në Superligën Europiane. Biznesmeni Italian dha dorëheqjen nga roli i tij drejtues në Shoqatën Europiane të Klubeve dhe u largua nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vitin e kaluar në mënyrë që të bëhej nënkryetar i Superligës, me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez në krye.

Megjithatë, planet e Superligës u shembën pasi shumica e klubeve u tërhoqën pas zemërimit të tifozëve dhe reagimit të UEFA-s. Presidenti i ri i klubit të Juventusit do të jetë Gianluca Ferrero, teksa kompetencat e CEO-s te ‘Zonja e Vjetër’ i janë ngarkuar, Maurizio Scanavinos.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share