close

KAOSI NË ADMINISTRATË PËRGJEGJËS PËR DATËN?!

Organizatat qytetare kërkojnë përgjigje ku gaboi më shumë Maqedonia për edhe një prolongim të negociatave me BE-në? Ambasadori francez Kristijan Timonie, në konferencën e sotme për shtyp dedikuar reformave në administratë, apeloi për departizim të thellë dhe depolitizim të zyrtarëve shtetërorë, duke shtuar se mungesat në këtë sektor ndikuan në vendimet e Brukselit. Ministri Maçevski thekson se nuk llogaritet për mjaftueshëm kompetent të thotë sa të punësuar duhet të ketë administrata shtetërore.

Arsyetim ose fakt, por sot edhe administrata shtetërore u gjend në listën e sektorëve të pareformuar mjaftueshëm, për të cilën ambasadori francez në Maqedoni, Kristijan Timonie, deklaroi se është “fajtore” për prolongimin e datës për fillim të negociatave me BE-në, nga qershori në tetor.

“Nga tetori i kaluar u fokusuam në reformat që u bënë. U krye punë cilësore me numërimin e administratës shtetërore, tani e ka radhën zbatimi i kritereve për depolitizim dhe ajo që ne në Francë e quajmë departizim. Kjo është punë e gjatë dhe e lodhshme.”-vlerëson Kristjan Timonie, Ambasador i Francës në RMV.

Organizatat qytetare paralajmërojnë presion më të madh ndaj pushtetit për evropeizim më efikas të aparatit shtetëror, duke vlerësuar se situata në administratë edhe më tej është paradoksale, krahas premtimeve shumëvjeçare se do të ndryshojë.

“Situata është shumë paradoksale, në disa sektorë kyç ka shumë pak të punësuar, në disa ka shumë të punësuar, është e nevojshme baraspeshë.” –deklaroi Lupço Petkovski, Drejtor Ekzzekutiv i Evrotink.

Por sa të punësuar në administratë janë të mjaftueshëm që të menaxhohet shteti dhe shërbimet për qytetarët? Ministri Damjan Mançevski deklaron se nuk ndjehet kompetent për t’u përgjigjur.

“Nuk jam unë ai që duhet të them, megjithatë pikërisht njëri nga projektet në të cilin punojmë bashkë me Bashkimin Evropian është ai për riorganizimin dhe balancimin e institucioneve të sistemit. Në fund të vitit do të kemi informacione më të detajuara”.- tha Damjan Mançevski, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike.

Kritika për administratë inerte dhe joefikase vijnë edhe nga ekspertët.

Davitkovski: Përse dikush duhet të punojë në Hekuranë duke pasur mundësi të marrë pagë dhe të pijë kafe në rrugën Maqedonia?

Sipas profesorit Borçe Davitkovski, përgjegjësia u takon funksionerëve, ndërsa administrata publike duhet të trajtohet si shërbim për të gjithë qytetarët. Por praktika e punësimit familjar dhe miqësor në vend është e vështitrë të çrrënjoset, ndërsa Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit hapi qindra raste për të cilat u vërtetua ose kishte dyshime për keqpërdorim të funksionit. Opinioni për vite me radhe reagon edhe për shkak të plotësimit të administratës me njerëz partiak, të cilët as nuk shkojnë në punë. Mendohet se rreth 1600 persona në këtë mënyrë i shpenzojnë paratë e obliguesve tatimorë. /Verica Dimitrijevska/