Kapen 53 kg kokainë në Itali, arrestohen 3 shqiptarë

Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ata u kapën pasi do të shkarkonin një sasi kokaine nga një kontejner që kishte ardhur nga Amerika e Jugut në Livorno. Bëhet fjalë për 53 kilogramë kokainë, e ndarë në disa pako.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Nëse droga e sekuestruar do të dilte në treg, do të sillte fitime deri në 10 milionë Euro. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për zbulimin e anëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë pas arrestimit, tre shqiptarët janë dërguar menjëherë në burg në Livorno. Sipas një video të publikuar nga Guardia Di Finanza e Livorno-s është dashur ndërhyrja me mjete të posaçme në kontejner që të nxirrej lënda narkotike./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share