close

KARATE: TURNEU ZGJEDHOR PËR KADET DHE JUNIOR

Në organizim të Federatës së Karatesë së Maqedonisë së Veriut, të dielën në Lagjen Hasanbeg të Shkupit u mbajt turneu zgjedhor për kadet, junior dhe U-21. Morën pjesë gjithësejtë 146 garues nga 36 klube në kategorinë e femrave dhe ato të meshkujve në disiplinat Kata dhe Kumite. Ky turne i ka shërbyer seleksionuesit Arlind Huseinit për t’u përcaktuar për karateistët të cilët do të përfaqësojnë vendin në Botërorin e karatesë për kadet, junior dhe U-21.

“Besoj që më të mirët do të udhëtojnë në këtë kampionat shumë të rëndësishëm që do të mbahet në Santiago. Kështuqë unë si seleksionues pres më të mirët të prezantohen atje dhe normal si vitet e kaluara presim ndonjë rezultat nga ajo garë shumë e rëndësishme” deklaroi Arlind Huseini seleksionues i reprezentacionit U-21.

Kampionai aktual i Europës në kategorinë U-21, Doan Osmani është njëri nga karateistët i cili do të prezantoj vendin në Botërorin që do të mbahet në Kili.

Sa i përket kampionatit botëror është një synim i imi, domethënë është edhe gara ime e fundit në kategorinë deri më 21 vjet. Jam një nga kandidatët kryesor për të qenë në podium me trajnerin dhe klubin ku unë ushtrojë. Shpresoj që do të përgatitemi dhe stërvitemi shumë mirë për atë event me shumë shpresa dhe shumë motivim besoj që do të sjellim një medalje nga kampionati botëror” tha Doan Osmani karateist i KK Fati.

Kampionati botëror i karatesë për kadet, junior dhe U-21, do të mbahet në Santiago të Kilit nga data 23 deri 27 tetor, ku priet të marrin pjesë garues nga shumë vende të botës. /Shaban Sinani/