“Karteli ballkanik”: Europoli arreston 37 pjesëtarë të një grupi kriminal

Në shënjestër trafikantë të drogës dhe armëve

EUROPOL-i ka bërë të ditur se janë arrestuar 37 anëtarë të një grupi kriminal nga Ballkani Perëndimor, që kryesisht ishte marrë me trafikimin e drogës dhe armëve nëpër Evropë.

Sipas njoftimeve, siç percjell KlanM, nga 37 të dyshuarit nga Ballkani, 15 janë arrestuar gjatë aksioneve të djeshme që njëkohësisht janë zbatuar në Kroaci, Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë, por edhe në Holandë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani.

Aksioni ishte koordinuar nga Zagrebi me mbështetje të oficerëve të EUROPOL-it të shpërndarë në terren.

Gjatë bastisjeve, siç njofton KlanM, mes tjerash janë konfiskuar 148.000 euro, 18 copë armë dhe 2.512 copë municioni, por edhe 15 kilogram kokain, 11 kilogram heroin, 3 kilogram amfetamin, shtatë kilogram marijuanë dhe 10 kilogram hashish.

Pas këtij aksioni ndërkombëtar pasojnë hetimet që do të udhëhiqen nga Drejtoria kryesore e policisë së Kroacisë, në kuadër të grupit Operativ “Karteli Ballkanik” – thuhet në komunikatën e EUROPOL-it. /KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share