close
Screenshot_4

“Së bashku me ASH-në zgjerojmë frontin opozitar”


Krahu i Lëvijes BESA që drejtohet nga Bilall Kasami, do të funksionojë si parti opozitare dhe do të vazhdojë bisedimet me Alalcën për Shqiptarët për organizimin e frontit opozitar shqiptar. Kasami mbrëmë në emisionin ZIGZAG në ART CHANNEL mes tjerash i ka sugjeruar krahut që drejtohet nga Afrim Gashi që të zgjedhë emër të ri dhe të mos e keqpërdorin emrin BESA  

Kryetari i njërit prej dy krahëve të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, thotë se ka qenë e pashmangshme të evitohet ndarja me krahun tjetër që drejtohet nga Afrim Gashi, pasi siç thekson, ata gjatë gjithë kohës janë munduar të ushtrojnë diktat në aktivitetin politik të subjektit. Ai shprehet i bindur se edhe juridikisht do ta fitojë betejën për emrin e partisë, ndërsa krahut të Gashit i sugjeron që të zgjedhë një emër tjetër.

 

Kasami thotë se krahu i Lëvizjes BESA që drejtohet nga ai do të përkrahë politikat reformatore dhe integruese të Qeverisë, megjithëse subjekti do të veprojë si parti opozitare. Ai më tej thekson se mbanë komunikim me Aleancën për Shqiptarët për organizimin e frontit opozitarë.

Lëvizja BESA tani më funksionon e ndarë në dy krahë politik dhe që të dy krahët kanë mbajtur kongrese, ku kanë zgjedhur kryetarët dhe organet e reja partiake. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia