close
Bota

KASHMIR: SULM VETËVRASËS, VRITEN 44 POLICË

sulm-770×433

44 policë indianë kanë mbetur të vrarë në Kashmir pas një sulmi vetëvrasës ndaj konvojit me të cilin po udhëtonin. Incidenti në rajonin e kontestuar të Kashmirit, pritet të rrisë tensionet mes Indisë dhe Pakistanit. Një grup militant islamik nga Pakistani e mori përgjegjësinë për sulmin.

India e ka akuzuar për një kohë të gjatë Pakistanin për mbështetjen e militantëve islamikë në Kashmir. Ambasadori amerikan në Indi, Ken Juster, dënoi sulmin. “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Indisë në luftimin e terrorit dhe mundjen e tij” thuhet në deklaratën e ambasadorit amerikan. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia