“Katar 2022”: Nis faza e eliminimeve, sot mësohet dyshja e parë e çerekfinalistëve

Sot do të nis faza më e nxehtë e Kupës së Botës, “Katar 2022”, ajo me eleminim direkt. Tanimë ekipeve do t’i duhen të bëjnë mirë llogaritë pasi një taktikë apo zëvendësim i gabuar mund t’i dërgojë ata jashtë kompeticionit.

Siparin e këtyre sfidave do ta nisë fituesja e Grupit A, Hollanda e cila do të përballet ditën e sotme, me SHBA-të, ekip i cili mes shumë sakrificash arriti të siguronte një biletë të “artë”, për në fazën tjetër.

Në mbrëmje gjithë globi do të mbajë sytë nga ekrani, pasi në fushë do të “zbresë” Lionel Messi dhe Argjentina e tij, ku përballë tyre do të jetë njëra nga surprizat e këtij Botërori, Australinë, e cila arriti të zërë vendin e dytë, në një grup ku përballë kishte ekipe si Franca, Danimarka dhe Tunizia.

Fituesit e këtyre dy sfidave do të përcaktojnë dhe çiftin e parë çerekfinalist të “Katar 2022”.

Ndërkaq, në sfidat e tjera Anglia do të përballet me Senegalin, Franca me Poloninë, Maroku me Spanjën, Portugalia me Zvicrën, Japonia me Kroacinë dhe Brazili me Korenë e Jugut.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share