close
Bota

KATAR: ARRESTOHET MINISTRI I FINANCAVE

4198259B-CB67-470A-9316-06A936331D34

Ministri i Financave të Katarit është marrrë në pyetje nën dyshimet për abuzim pushteti dhe shpërdorim fondesh publike në këtë shtet të pasur me burime energjetike. Zëri I A merikës duke iu referuar njoftimeve të së enjtes të medias shtetërore të këtij vendi thotë se ka qenë Prokurori i Përgjithshëm i venditai që dha urdhër për arrestimin e zyrtarit të lartë.

Ndalimi i ministrit Ali Sharif al-Emadi është një zhvillim i pazakontë që sipas analistëve mund të jetë një hap i parë drejt një fushate të gjerë për të rritur transparencën dhe për të luftuar mitmarrjen në këtë vend.

Agjencia e Lajmeve e Katarit tha se Prokurori i Përgjithshëm nuk kishte ofruar hollësi mbi ndalimin e ministrit që e ka mbajtur këtë post që nga viti 2013.

Deklarata theksonte se autoritetet kishin hapur hetime lidhur me “krime në sektorin publik”, por nuk ishte e qartë nëse vetë ministri ishte nën akuza. Zoti al-Emadi nuk iu përgjigj kërkesës për komente.

Ali Sharif al-Emadi  u ngjit në skenën publike në Katar pasi emiri aktual erdhi në fron. Ai ka qenë më parë në krye të Bankës Kombëtare të Katarit, duke e shndërruar atë në një nga intitucionet më të mëdha huadhënëse në Lindjen e Mesme. Ai është një ndër zyrtarët më të fuqishëm të vendit, pasi ka qenë në bordin e thesarit si dhe president i bordit ekzekutiv të shoqërisë ajrore Qatar Airways.

Pa asnjë shpjegim, ai u zëvendësua kohët e fundit në postin e kryetarit të Qendrës Financiare të Katarit, një organizëm që mbikqyr operimet e firmave të huaja të investimit në vend.

Korrupsioni mbetet një problem i mprehtë në vendet arabe të Gjirit Persik dhe në përgjithësi në Lindjen e Mesme. Fakti që autoritetet e publikuan ndalimin e ministrit al-Emadi sinjalizon se “përpjekja do të përdoret si sinjal ndaj ministrave të tjerë, zyrtarëve të qeverisë dhe personave në sektorin privat,” shkruante analistja Sofia Meranto me Grupin Euroaziatik, një firmë konsulente mbi zhvillimet politike. “Për sa i përket ekonomisë së Katarit, ky veprim pritet të krijojë tronditje”. / Klan Macedonia & Zëri i Amerikës/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia