close
Sport

KATARI FITOI KUPËN E AZISË 

Katari fiton kupën

Në finale Katari-Japonia 3-1 


Përfaqësuesja e katarit është fituese e Kupës së Azisë. Në ndeshjen  finale që u zhvillua në stadiumin “Zayed Sports City” në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, me një prezencë të madhe spektatorësh, mundi Japoninë me rezultatin e sigurtë 3-1. Katari gjatë 90 minutave vazhdimisht atakonte portën kundërshtare, ndërsa sulmuesit e këtij vendi arritën që të shënojnë tre gola.

Autor të golave ishin Almoez Ali luajti një lojë me presione të vazhdueshëme në portën kundërshtare duke kaluar në epërsi në minutën e 12 me golin e Almoez AliAbdulaziz Hatem dhe Akram Afif. Golin e nderit  për Japoninë e shënoi Minaminos. Për kombëtaren e Katarit ishte hera e parë që e fitoi Kupën e Azisë, për çka pas  përfundimit të ndeshjes tifozë të shumtë kanë festuar nëpër sheshe të qyteteve. Kombëtarja e Japonisë deri më tani katër herë ka dalë fituese e Kupës së këtij kontinenti. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia