“Katastrofën humanitare“ në veri të Kosovës kryeministri Ramush Haradinaj e quan skenar primitiv të Serbisë, për të cilin thotë se nuk do të ketë sukses.
Kanë vazhduar të jenë të mbyllura edhe sot, marketet, furrat e të gjitha shërbimet hoteliere në katër komunat veriore të Kosovës. Ndërkohë ekipet mobile të qeverisë së Kosovës kanë qëndruar gjatë gjithë ditës në këto katër komuna.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me këtë veprim të qeverisë i ka njoftuar sot ambasadorët e shteteve të QUNTIT-it. Ndërsa këtë skenar të Serbisë e quan primitiv.
Është një skenar tepër primitive i shekullit të kaluar. Vuciëq është ideator dhe zbatues i skenarit. Ai dëshirton me këtë improvizim të destabilizoj veriun. E kam lutur që të mos vazhdoj me ketë skenar.
Ndryshe nga katër komunat veriore, në Gracanicë vendbanim serb, rreth 15 kilometra larg Prishtinës, nuk vërehet të ketë krizë humanitare. Pronarët e marketeve ndonëse jo para kamerave thonë se nuk u mungon asnjë produkt.
“A ka produkte ushqimore serbe në Gracanicë ?Po. Nuk ka krizë humanitare këtu? Jo ende…”
“Produkte serbe? Kemi. Kemi ushqime se vet prodhojmë. A e din kush e prodhon krizën humanitare, politika. „
Ndërsa lokalet dhe të gjitha marketet ishin të hapura dhe gjithcka funksiononte normalisht. /Blerta Dalloshi-Berisha/