Një trafikues afgan dhe tre shoqërues të tij bullgarë u dënuan me burgim të përjetshëm, për shkak të vdekjes së 71 migrantëve, të cilët u ngufatën brenda një kamioni, pranë një fshati të Austrisë, në vitin 2015. Gjykata në Hungari e shpalli vendimin të enjten, pasi udhëheqësi i unazës afgane, Samsoor Lahoo, 32 vjeç, dhe shoqëruesit e tij u gjetën fajtorë për trafikim të organizuar të njerëzve dhe vrasje, në gusht të vitit 2015. /Agjencitë/