close

KAVADAR: ASGJËSOHEN ARMË DHE LËNDË NARKOTIKE

Me rastin e 9 Korrikut – Ditës Ndërkombëtare të asgjësimit të armëve të zjarrit, në repartet e fabrikës Euronikel në Kavadar, u asgjësuan armë dhe lëndë narkotike që janë marrë në bazë të vendimeve të plotfuqishme gjyqësore. Konform procedurave ligjore, armët e zjarrit dhe lëndët narkotike paraprakisht ishin marrë nga depotë e gjykatave dhe janë dërguar në hapësira të MPB-së, konform planit për transportimin e tyre.

“Bëhet fjalë për më shumë se 600 copë armë të shkatërruara, prej tyre 358 pistoleta, 142 pushkë gjuetie, 32 pushkë automatike, një raketë e të ngjashme. Sa i përket drogës, bëhet fjalë për 400 kilogram landë narkotike, substanca psikotrope, marijuanë, hashish, heroin, amfetaminë e të ngjashme” –tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Siç u njoftua, në luftën kundër armëve të jashtëligjshme në vitin 2018 ka rritje në aktivitetet e zbulimit krahasuar me vitin 2017, si në planin e armëve të zjarrit poashtu edhe në atë të drogës, ku siç u tha, janë konfiskuar mbi 1.5 tonë drogë. /Klan Macedoni/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!