close

KE-JA DRITË JESHILE PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE ME BE-NË

Maqedonia e Veriut mori dritë jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Komisioneri Evropian Johanes Han ka prezantuar arritjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kurse Marrëveshjen e Prespës e ka quajtur një shembull të ndritshëm që duhet ta ndjekin edhe vendet tjera të rajonit.

Republika e Maqedonisë së Veriut mori rekomandim për fillimin e negociatave me BE-në. Këtë sot e ka konfirmuar Komisoneri Han, i cili para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian prezantoi pakon për zgjerimin e BE-së. Rekomandim mori edhe Shqipëria. Komisioneri Han përsëriti se BE-ja mbetet partnere e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ka lëvdëruar reformat që dy vendet i kanë arritur gjatë vitet të kaluar.

“Maqedonia e Veriut jo vetëm që vazhdojë me agjendën e saj ambicioze reformuese, por ka arritur marrëveshjen historike me Greqinë, duke zgjidhur kontestin shumëvjecar për emrin. Kjo së bashku me marrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë është shembull për përforcimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore në gjithë rajonin. Ky është një shembull i ndritshëm për vendet tjera dhe dëshmon për forcën tërheqëse të perspektivës evropiane. Dy vendet dhanë rezultate në reformat që njëzërit u miratuan në Këshillin e qershorit të vitit 2018. Në bazë të kësaj Komisioni i rekomandon Këshillit që ti hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut – tani.” – tha Johanes Hahn – Komisioner i BE-së.

Sipas procedurës së mëtejshme, Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, do të duhet të debatojnë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, menjëherë pas publikimit të pakos. Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në PE, Ivo Vajgël, ka përkrahur pakon e zgjerimit të Komisarit Han. Ai ka dhënë mesazhin se Maqedonia e Veriut nuk duhet të vlerësohet vetëm në bazë të sistemit të meritave por edhe në bazë të premtimeve nga BE-ja.

“U premtuam se nëse japin rezultate, nëse hapin politikat e qasjesve të reja ndaj fqinjëve, nëse arrijnë kompromis me Greqinë, duhet të shpërblehen dhe përkushtimi i tyre duhet të respektohet. Ndryshe BE-ja do ta humb kredibilitetin, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Ballkanin Perëndimor” –deklaroi Ivo Vajgël-Raportues për RMV në PE.

Sipas burimeve diplomatike, nuk ka pajtim nga të gjitha vendet anëtare të BE-së për hapjen e negociatave, për shkak se në dsia vende nevojiten procedura në nivel kombëtar, kurse korniza kohore këtë nuk e lejon. Tek disa vende tjera anëtare nuk ka disponimpër dhënien e dritës jeshile. Për fillimin e negociatave është e domosdoshme vendim njëzërit nga të gjitha vendet anëtare. Qëndrimet harmonizohen në nivel ministrash, kurse vulën përfundimtare politike duhet ta japin shefat e shteteve dhe qeverive.

Ky është rekomandimi i dhjetë për Maqedoninë, kurse e dyta për Shqipërinë. Vitin e Kaluar BE-ja dha rekomandim të kushtëzuar për fillimin e negociatave paraaderuese nëse vendi realizon reformat dhe plotëson kriteret që vlejnë në BE. Lidhur me veendet fqinje Serbi dhe Mali I Zi, Han ka theksuar se ata duhet të vazhdojnë me reformat në drejtësi duke shtuar se është parakusht për perspektivat evropiane. Ai ka nënvizuar se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë dhe ka bërë thirrje që mos të bien pre e provokimeve që mund ta cënojnë stabilitetin e rajonit. /Klan Maqedoni/