close

“Kemi dasmë në Korrik”, anëtarja e jurisë jep lajmin ekskluziv në “Kënga Magjike”

Komenti i Kozeta Kurtit për performancën e Albin në “Kënga Magjike”nxori ‘zbuluar’ gazetaren. Mjaftoi një pjesëz e deklaratës së saj që moderatori Ardit Gjebrea t’i ‘rrëmbente’ konfirmimin se gazetarja do të martohet Korrikun e ardhshëm.

Kozeta Kurti: Dhe që unë mos të dukem si gjithmonë besnike e mendimeve të mia, pavarësisht se ose nuk kam rënë në dashuri që nuk më vjen kjo dashuria kaq e madhe sa i vjen Anxhelës, ose…

Ardit Gjebrea: Si nuk ke rënë në dashuri? Më fal pak, a kemi dasmë në Korrik?

Kozeta Kurti: E kemi.

Ardit Gjebrea: Deklaruam një të re për Kozeta Kurtin! U desh të dilte sonte që në Korrik do kemi dasmë!

Anxhela Faber: Mirë që e thashë unë atë deklaratën e dashurisë, se s’do e kishim marrë vesh.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk është thënë asnjëherë, mezi prisja ta thoja. Jeshile për dasmën, më falni për Albin./tvklan.al