Një sulm i nisur të martën nga një grup militantësh në hotelin më luksoz të Nairobit, në Kenia, ka marrë fund pas 19 orësh, kur të gjithë terroristët janë vrarë.
Lajmi është konfirmuar nga autoritetet lokale, sipas të cilave nga sulmi të paktën 14 persona kanë humbur jetën, ndërsa 50 të tjerë konsiderohen të humbur.
Grupi somalez i militantëve Al Shabab mori përsipër përgjegjësinë e sulmit. Nuk dihet ende se sa agresorë morën pjesë në të, por presidenti i Kenias ka deklaruar se të përfshirë ishin 5 terroristë të cilët janë ekzekutuar nga forcat e sigurisë. /Agjencitë/