Disa militantë të dyshuar kanë sulmuar një hotel luksoz në kryeqytetin e Kenisë, Nairobi duke lënë të paktën 15 persona të vdekur.
Disa civilë është raportuar se janë ende të bllokuar në ndërtesë dhe disa të tjerë u kanë nisur mesazhe familjarëve teksa janë fshehur.
Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, një amerikan është në mesin e personave të vdekur. Kenia është përballur me një varg sulmesh terroriste në vjetët e fundit, sidomos në zonat afër kufirit me Somalinë. /Agjencitë/