Në Kenia, persona të armatosur sulmuan një hotel luksoz ku ndodhet edhe një kompleks zyrash, duke shkaktuar një numër viktimash, ende të pakonfirmuara. Sulmi te Hoteli Dusit D2 në Nairobi filloi në orën 3:30 pasdite.
Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar të paktën një shpërthim, si dhe të shtëna me armë. Mediat në Kenia njoftuan se në këtë sulm janë vrarë së paku shtatë persona, por autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar numrin e viktimave. Grupi militant me bazë në Somali, al-Shabab, mori përgjegjësinë për sulmin. /Agjencitë/